Top News - Përplasje me Thaçin/ Hoti: Nuk do diskutojmë asociacionin

  • 3 years ago
Asociacioni i komunave serbe ka përplasur presidencën me qeverinë e Kosovës. Kryeministri Avdullah Hoti iu përgjigj kreut të shtetit Hashim Thaci që e cilësoi diskutimin e kësaj teme ? gabim të madh e të rrezikshëm?. Hoti u shpreh se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë Asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive."Nuk diskutohet dhe nuk hapet marrëveshja e arritur me herët për Asociacionin", deklaroi ai gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, për dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Hoti këmbënguli se të enjten në Bruksel nuk do të diskutohet për Asociacionin."Nesër nuk diskutohet për Asociacionin dhe nesër nuk është ditë e rrezikshme për Kosovën. Nesër është një ditë e zakonshme ku kryeministri i vendit raporton para deputetëve të Kuvendit të Kosovës", u shpreh ai, duke sqaruar se në tryezë do të jetë cështja e detyrimeve financiare me dy vendeve që kanë të bëjnë me çështjen e pensioneve të viteve të 90-ta, borxhi publik, dëmet e luftës etj. Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parashikuar në Marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Në 2015-tën, të dyja vendet, me ndermjetësimin e BE-së u arriti një ujdi shtesë për themelimin e këtij Asociacioni, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës doli në përfundimin që parimet për Asociacionin nuk ishin në përputhje me Kushtetutën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaci#AvdullahHoti#TopChannel

Recommended