Hoti merr detyrën, Kurti nuk e priti në ceremoni

  • 4 years ago
Për herë të parë në historinë e shtetësisë së Kosovës një kryeministër detyrën nuk mori nga paraardhësi i tij.


I pari i shtetit, Avdullah Hoti mëngjesin e së enjtes u nis drejt Qeverisë për ta filluar punën në krye të ekzekutivit ku u prit me ceremoni zyrtare nga Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Por, dorëzim pranimin e detyrës nuk e mori nga ish kryeministri, Albin Kurti, por sekretari i përgjithshëm , Fitim Krasniqi.

Në mbledhjen e parë ceremoniale me kabinetin e ri, Hoti tha se beson në programin qeverisës dhe kabinetin e tij.
Përveç përballjes me pandeminë e rimëkëmbjen ekonomike, Hoti tha se do ta forcoj shtetin ligjor dhe do të marrë përsipër çdo obligim.

Në anën tjetër kreu i partisë, Isa Mustafa drejtori kritika të ashpra ndaj Kurtit dhe Osmanit për bashkërendimin të veprimeve për mos dorëzim të detyrës dhe për mos drejtimin seancës e Kuvendit.

?E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i paprecedent dhe i papërgjegjshëm.

Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremoninë e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t?ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij.?.
Isa Mustafa
Kurti përmes një video incizimi tha se nuk do t?ia dorëzojë detyrën një personi që e ka shkarkuar.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AvdullahHoti#AlbinKurti#TopChannel

Recommended