Albin Kurti merr detyrën: Mandati qeverisës për të shërbyer jo për urdhëra

  • 4 years ago
Përmes një ceremonie solemne, dhe në mungesë të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Albin Kurti mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit të ri të Kosovës.


Për shkak se Haradinaj ka udhëtuar drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës, postin kreut të VV, ia dorëzoi ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli. Pranimi formal i detyrës nga Kurti u bë në ambjentet e kabinetit të kryeministrit.

Gjatë dorëzimit të postit, Pacolli i kujtoi atij se ?Kosovën e presin sfida të mëdha?. Por kreu i Vetëvendosjes e bëri të qartë se nuk e tremb ajo që do të vijë. ?Personalisht, s?do të kursehem për asgjë gjatë këtij mandate?, deklaroi ai.

Konfirmimin e tij si shef i ekzekutivit të ri kosovar, Kurti e mori nga parlamenti i Kosovës të hënën. Kabineti i tij do të ketë 2 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra. VV dhe LDK do të drejtojnë secila nga 6 ministri, ndërsa tre të tjerat I takojnë pakicave. Pas marrjes së postit, Kurti zhvilloi dhe mbledhjen e parë të qeverisë së re, ku sqaroi se në kabinetin e tij nuk do të ketë parti të ndara, por ekip qeverisës.

Shefi i ekzekutivit në mënyrë figurative u tha ministrave se karriget I kanë, por se duhet të rrinë më shumë në këmbë që të punojnë për vendin.?100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal; programi ynë është ambicioz, por të tilla janë edhe pritshmëritë e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit janë tek ky kabinet qeverisës. Mandati duhet të jetë më shumë për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Shanset për sukses i kemi të mëdha?, deklaroi ai.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RamushHaradinaj#AlbinKurti#TopChannel

Recommended