Basha merr mbështetjen e PPE për programin qeverisës të PD-Ora News-Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Europarlamentarët pjesë e Partive Popullore Europiane kanë adresauar kritika të forta në lidhje me fenomenin në rritje të azilkërkuesve shqiptarë. Të paktën kështu theksohet në një deklaratë për mediat të PD, referuar takimeve që po zhvillon në Bruksel lideri i Opozitës Lulzim Basha i cili po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok, eurodeputetet Kukan, Fleckenstein, Rubig dhe zyrtarë të tjerë të lartë europiane.
Pasi denoncoi disa prej atyre që Opozita i konsideron shkelje të rënda të ligjit, Basha theksoi se Partia Demokratike do të ketë së shpejti gati programin e saj qeverisës e cila do t?i japë zgjidhje situatës së rëndë ekonomike në vend, zhbërjes së standardeve demokratike dhe do kthejë shpresën qytetarëve që ta shohin të ardhmen në vendin e tyre dhe jo të shohin si rrugëzgjidhje emigrimim.
Sipas deklaratës për mediat Basha ka marrë mbështetjen e presidentit Daul për të ofruar ndihmën e PPE për programin qeverisës të demokratëve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-merr-mbeshtetjen-e-ppe-per-programin-qeverises-te-pd/