Erion Veliaj: Perse PS kerkon mandat te trete qeverises
  • 3 years ago
Kryebashkiaku socialist i Tiranës ka argumentuar përse Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë qeverisës. I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Veliaj është shprehur se PS ka ende punë ta pëpërfunduara.

?Kemi pafund punë për të bërë. Tërmeti nuk ra kur filloi mandati, tërmeti ra vjet. Në Tiranë kemi 2 lagje për të bërë, një lagje në Kombinat, një lagje te Bregu i Lumit?.

Veliaj është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu si e shpjegon rënien e votave ndaj tij në vitin 2017 në krahasim me vitin 2015. Por edhe në këtë pikë, kryebashkiaku Veliaj ka një shpjegim.

?Në zgjedhjet e 2015 unë kam marrë 163 mijë me PDIU dhe me LSI në koalicion, nga të cilat 108 mijë ishin të PS. Ndërkohë në këto zgjedhje 155 mijë pa PDIU dhe pa LSI. Zgjedhja për të kandiduar vetëm edhe kësaj here është një zgjedhje që do shpërblehet?.

Sa i përket zërave nëse mes tij dhe Kryeministri Edi Rama ka mosmarrëveshje, Erion Veliaj u shpreh: ?Shpresa e fundit është që një ditë imagjinare unë dhe Edi Rama nuk do shkojmë. Unë besoj që janë më të mira sot se dje?.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended