Top News - Porti i Anconës/ Përfshihet nga zjarri gjigand

  • 3 years ago
Një shpërthim I fuqishëm, I pasuar nga flakë gjigande ka shkaktuar dëme të mëdha në portin Italian të Anconës. Mediat vendase raportojnë për depozita e kamionë të shkatërruar, por pavarësisht shkallës së madhe të dëmeve, fatmirësisht, nuk ka raporte për viktima.

Flakët krijuan një shtëllungë të madhe tymi që u ngrit mbi qiellin e qytetit buzë Adriatikut.

Zjarri arriti të vihej nën kontroll vetëm pas disa orësh dhe ndërhyrjes së 16 skuadrave zjarrfikëse. Nuk dihet ende me saktësi se cfarë e shkaktoi shpërthimin, por në magazinat në zonë me shumë gjasë ruheshin lëndë të djegshme.

Era e keqe e tymit mbushi të gjithë Anconën duke detyruar mbylljen e përkohshme të shkollave, universitetit, parqeve dhe ambjenteve të hapura sportive.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ancona#Italy#TopChannel

Recommended