Ora News - Shpërthimi te ‘Vasil Shanto’: Në makinë ishin 500 gram eksploziv, Gjini rëndë në spital

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Detaje të reja nga atentati me eksploziv në Tiranë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme (15 shtator).

Burime bëjnë me dije se shënjestra e atentatit Preng Gjni, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se në mjetin e tij ishte vendosur 400-500 gr eksploziv.

Ndërkohë, shtetasi italian Silvano Barbadoni i cili u plagos teksa pa kalonte afër vendit të ngjarjes, ka marrë ndihmën mjekësore dhe është larguar nga spitali mbrëmjen e djeshme.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, tha se objektiv ishte Preng Gjini, dhe se sipas pistave kryesore, dyshohet për hakmarrje.

Por, deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

?Grupi hetimor i ngritur pas ngjarjes kanë nisur hetimet. Fillimisht janë sekuestruar kamerat e sigurisë së objekteve përeth vendit të ngjarjes, kryesisht për intinerarin e që ka pasur Preng Gjini ditën e ndjeshme. Nga informacionet që kam, ai ka jetuar në Tiranë kohët e fundit në Tiranë, ndoshta për t?iu shmangur një atentati për shkak të vrasjeve të ndodhura në Rrëshen. Mendohet se tritoli është telekomanduar në distancë. Deri tani nuk kemi informacion për persona të dyshuar. Janë shoqëruar shumë persona, kryesisht nga rrethi i Rrëshenit. Ditën e djeshme, forcat operacionale janë nisur në Rrëshen ku kanë marrë në pyetje persona që kanë konflikte me këtë familje?, raportoi gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik te qytetarët pasi zona ku ndodhi ka pasur lëvizje të shumta mjetesh e kalimtarësh.

Preng Gjini mësohet se ka pak kohë që është liruar nga burgu në Itali ku vuante dënimin për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa i vëllai Armando Gjini ishte arrestuar si pjesë e grupit kriminal të Met Kananit.

Preng Gjini ishte marrë në pyetje si i dyshuar për vrasjen me snajper të biznesmenit Kastriot Reçi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shperthimi-te-vasil-shanto-ne-makine-ishin-500-gram-eksploziv-gjini-rende-ne-spital/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended