Ora News – Eksploziv makinës, Elton Ismailaj: U shtrimë nga shpërthimi i fuqishëm

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Vlorës merr në pyetje Elton Ismailaj, pronarin e makinës që shpërtheu mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Ismailaj ka thënë se nuk kishte konflikte me njeri dhe as debate kohët e fundit, dhe se ia linte në dorë prokurorisë të zbardhë ngjarjen.
Ndërkohë mësohet se ndër vite familjarët e tij kanë qenë objekt atentatesh.
Në 1996 i kanë vrarë të vëllanë, në 2006 dajën dhe në 2007 motrën e tij.Gjithashtu mësohet se i kanë bërë atentat me eksploziv dhe në një diskotekë që ishte në pronësi të tij po në qytetin e Vlorës.
-Ku keni qenë në momentin kur ndodhi shpërthimi?
Ismailaj: Te shtëpia e babait. Erdha për një vizitë. Nga ora 9 dhe në orën 11 sa hapa derën e shtëpisë u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Për momentin, të gjithë u shtrimë në shesh nga vala e madhe e shpërthimit të makinës. Pas pak çastesh dola me vrap tek makina, vetëm tym dhe shkatërrim. Më kanë vdekur 4 deri më tani me atentate dhe janë të pazbardhura nga prokuroria. Vëllai, daja dhe motra. Janë të pazbardhura. Konflikt nuk kam pasur me asnjë dhe nuk e di pse më vijnë. Ia kam lënë shtetit në dorë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/e-kaluara-e-elton-ismailajt-pronarit-te-makines-qe-shpertheu-ne-vlore/

Recommended