Top News- Grali i shenjtë/ Mund të jetë në Poloni...

  • 4 years ago
Ata njiheshin si mbajtësit e gralit të shenjtë, një grup misterioz luftëtarësh fetarë kryqëzatat e të cilëve nëpër evropë dhe lindjen e mesme kanë frymëzuar teoritë e konspiracioneve moderne dhe filma po ashtu. Por, si të gjithë udhëtarët e mëdhenj, kalorësit tempullarë të kohëve mesjetare, me gjasa kishin nevojë për një vend ku të lëshonin rrënjë, të lanin corapet, të pastronin armaturat e ndoshta të ndërtonin edhe ndonjë kështjellë apo katedrale. Shembuj të famshëm të këtyre strukturave të shekullit të 13 mund të gjenden në britani, francë, itali, portugali e spanjë. Më pak të njohura janë kishat spektakolare dhe fortifikatat që ata ndërtuan në poloninë perëndimore, ku kalorësit tempullarë dhe kryqëzatorë të tjerë kolonizuan toka dhe mbollën mitlogjinë e tyre në panorama rurale idilike. Një udhëtim në rajonin e pomeranisë perëndimore dhe fshatrat Chvarszczany, mysliborz dhe rurka, afër kufirit me gjermaninë, është një aventurë e vërtetë në një destinacion ku zbulohen ende sekrete historike. Sipas një legjende lokale, pikërisht atje, grali i shenjtë, kupa me të cilën jezu krishti piu në darkën e fundit dhe që më vonë mbajti gjakun e tij, mund të jetë e fshehur. Legjenda thotë se tempullarët, në errësirë, shytën në një liqen një arkë druri, të mbushur me monedha e brenda saj edhe grali i shenjtë. Liqeni, që ndodhet afër fshatit Sëiatki, është tharë dhe thesari ose është vjedhur ose ka humbur përgjithnjë në mocalishte.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Poloni#Grali#TopChannel

Recommended