Top News - Djegia e kampit/ Greqi, arrestohen pese emigrante

  • 4 years ago
Policia greke ka arrestuar pesë emigrantë në lidhje me zjarrin në Lesbos, që shkatërroi kampin e mbipopulluar të emigrantëve javën e kaluar. Ministri grek i mbrojtjes së qytetarit, Michalis Chrisohoidis, tha se të pestë ata janë shteas të huaj dhe një i gjashtë po ashtu është në kërkim.
Ndërkohë, rreth 800 nga më shumë se 12 mijë emigrantë që i shpëtuan ferrit në kampin në ishullin grek të lesbosit, javën e kaluar, janë strehuar në qendra të përkohshme pritjeje. Ministria greke e emigracionit tha se 21 prej tyre kishin rezultuar pozitivë për koronavirus dhe i kishte vendosur ata në izolim. Tendat janë ngritur pranë kampit të Morias, tashmë të shkatërruar nga zjarret. Pjesa më e madhe e refugjatëve kanë kaluar gjashtë netë duke fjetur në qiell të hapur, shumë prej tyre në një rrugë që con në Mitilini, që është bllokuar nga policia me qëllim që të mos i lejojë ata të arrijnë portin.
Ndërkohë, pranë kretës, skuadrat greke shpëtuan 56 emigrantë nga një barkë e përmbytur por dy fëmijë dhe një grua, u mbytën. Trupat e tyre u gjetën rreth 12 milje detare pranë brigjeve lindore të kretës dhe nuk është bërë ende e ditur nëse ka më shumë viktima. Shërbimi grek i rojësbregdetare tha se katër anije dhe dy helikopterë morën pjesë në operacionin e kërkimit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Djegia#Greece#TopChannel