Peshkimi, 100 mln euro eksporte/ Flota shqiptare e peshkimit do ndihmohet me subvencione

  • 4 years ago
Sektori i peshkimit përgjatë vitit 2019, ka eksportuar rreth 15 mijë ton prodhime deti me një vlerë prej rreth 100 milionë euro. Krahasuar me vitin 2013, eksportet e këtij sektori janë trefishuar.


Top Channel, përgjatë një nate, me flotën e anijeve Rozafa, ndoqi nga afër procesin e kapjes së peshkut, me një ekuipazh profesionit nga Turqia.

Ky është ekuipazhi i anijes Rozafa i cili në këto momente po bën mbledhjen e rrjetës, nga ku më pas peshku nëpërmjet një pompe do të mblidhet për tu shpërndarë më pas në arka.

Gjergj Luca, pronari i flotës më të madhe të anijeve në Mesdhe, tregoi për Top Channel, sesi bëhet seleksionimi i peshkut në bazë të madhësisë së tij.

?Këtu bie i gjithë peshku i vogël që është jashtë mizure, që mund të jenë gati 800-1000 arka. I gjithi bie në det për t?u rritur, ndërsa peshkun tjetër, hajdeni të shikoni sesi e seleksionon pompa. Këtej kalon peshku i madh, andej kalon peshku i vogël i cili bie prapë në det, ndërsa këtej kalon i gjithë peshku i madh. Po ta shikoni kjo është e gjitha sardele, është e përzierë me Skumer, edhe me Rring, psh ky këtu është rring, ndërsa pjesa tjetër kryesore është sardele. ?

I pranishëm në këtë natë peshkimi, ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuç, i cili tha se ky sektor ka ardhur në rritje me mbështetjen që i është dhënë, duke hequr akzicën e naftës dhe një sërë taksash të tjera.

?Duke filluar nga 2020, i gjithë sektori i peshkimit e merr naftën me çmimin e bursës. Çmimi i ditës së sotme ishte 400 lek të vjetra i litrit të naftës. Kjo i ka dhënë një hov të jashtëzakonshëm sektorit të peshkimit që është një nga sektorët me rritjen më të madhe ekonomike në këto pesë vitet e fundit.?

Prej vitit të ardhshëm, ky sektor pritet që të forcojë më tej flotën e peshkimit.

?Kemi një program me BE-së ku do subvencionojmë me 1.5 milionë euro në zëvendësimin e motorëve. 50% të investimit do ta bëjnë vet subjektet dhe 50%, pra 1.5 milionë euro janë në dispozicion për këtë subvencion për ndryshimin e pajisjeve, motorëve, pra për të subvencionua të gjithë flotë.?

Pas qëndrimit për rreth 12 orë në det, rezultati ishte rreth 5 mijë arka peshk të llojit Skumer dhe Sardele, i cili do të hidhet në treg ose do të shkojë për përpunim e që më pas të eksportohet jashtë vendit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y...

Recommended