Top News - Zef Brozi kritika SPAK/ ‘Të hetojë Gërdecin e 21 janarin’

  • 3 years ago
Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozo është shumë kritik ndaj punës së SPAK. Sipas tij Prokuroria Speciale duhej ta kishte filluar punën me dosjet e mëdha. Brozi thekson se SPAK u krijua pikërisht për të hetuar e vënë para drejtësisë së pari pushtetarë e ish pushtetarë të rangjeve të larta për krimet dhe korrupsionin e tyre, kushdo qofshin ata.
?Akti terrorist i 21 Janarit, Gërdeci, Rruga e Kombit, afera e ?CEZ?, Vrasja e Azem Hajdarit, Grushti i Shtetit i 14 Shtatorit 1998, 1997-ta, koncesionet e prokurimet publike korruptive, etj., duhet të ishin çështjet e para të hetimit nga SPAK,? shprehet Brozi në një intervistë të dhënë për Gazetën Tema.
Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit thotë se provat për këto krime monstruoze janë të shumta. Madje sipas tij ka disa dëshmitarë shumë të rëndësishëm që po i luten Drejtësisë që të thirren për të dëshmuar dhe SPAK ende nuk vepron. Për Brozin kjo heshtje e mosveprim i SPAK-ut është dhe këmbanë alarmi për drejtësinë që shqiptarët presin nga Reforma në Drejtësi.
Gjithashtu Zef Brozi ka akuzuar politikanët e lidhur me krimin dhe të zhytur në korrupsion, si bllokuesit realë të Reformës në Drejtësi. Brozi thotë se këta politikanë, teksa i frikësohen ndëshkimit nga ana e drejtësisë për krimet dhe abuzimet që kanë bërë po bllokojnë ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Ish kreu i Kasacionit thotë se është imediate nga ana e Parlamentit zbutja e disa kritereve të rekrutimit të gjyqtarëve, që kanë të bëjnë me përvojën apo gradat, pa ceduar asnjë moment në procesin e Vettingut, i cili për të duhet të përfundojë brenda dy viteve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#ZefBrozi#TopChannel

Recommended