Sonila Meço: Nëse SPAK do të hapë letrat e pronësisë së medias, të hetojë të gjithë pronarët
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Nëse drejtësia e re do të nisë një mision për hetimin e pronësisë së medias, atëherë të hetojë të gjithë pronarët e mediave.

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit ?Tempora?, Sonila Meço referuar hetimit pasuror nga SPAK të presidentit të Yldon Media Group, thotë se nuk mund të persekutohet askush për një vendim të pastër gjykate.

Ajo thotë se kanë kaluar 13 vjet që asnjë qeveri apo institucion drejtësie nuk ka marrë asnjë masë për pasuritë e Ndroqit, të gjitha të deklaruara.

Meço: Duam përgjigje për të gjithë pronarët en mediave në Shqipëri. Nëse në fund të ditës zoti Ndroqi ka pasur biznese në dritën e diellit, shohim media që me sy të lirë nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Nëse do ti shkosh deri në fund pronësisë së medias nise me të gjithë. Nuk përbën Ylli Ndroqi asnjë përjashtim me këtë çështje.Nuk mundet dot një vendim gjykate të të persekutojë gjatë gjithë jetës. Do të kishte persekutuar që nga 2007 dhe deri tani në 2020.Kanë kaluar të gjithë ato qeveri dhe prokurorë. Ne si gazetarë kemi firmosur një kontratë përballë një njeriu që nëse ka pasur këto probleme garant duhet të na dilte ky shtet dhe këto organe drejtësie. Ku ishin?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sonila-meco-nese-spak-do-te-hape-letrat-e-pronesise-se-medias-te-hetoje-te-gjithe-pronaret/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended