Top News - Festivali i Venecias/ ’Nomadland’ fiton trofeun

  • 3 years ago
"Nomadland" e regjisores Chloe Zhao, rrëmbeu trofeun kryesor në festivalin e filmit në venecia, të shtunën, duke e bërë atë gruan e parë që fiton një luan të artë në një dekadë. Filmi, që flet për endacakët amerikanë dhe uljet e ngritjet e rrugës, mori cmimin kryesor në një kompeticion që u konsiderua se rilancoi një kinema globale të gjunjëzuar nga kriza e koronavirusit.
Në rolin kryesor në film është fituesja e dy cmimeve oskar, Frances McDormand, në petkat e një vejushe që merr rugët kur humbet shtëpinë.

Regjisorja e lindur në kinë, Chloe Zhao, e moti cmimin 10 vite pas sofia Cippola-s në 2012-ën, me filmin e saj Someëhere, në një vit në të cilin thuajse gjysma e filmave në konkurim ishin drejtuar nga femra.

Përmes Zoom-it, Zhao dhe McDormand, folën nga pasadena në Kaliforni, ku filmi u shfaq premierë të premten, të ulura në furgonin e përdorur në film.

Edicioni i 77 i festivalit u kryesua nga aktorja australiane Cate Blanchett, si presidente jurie dhe u zhvillua në një vit kur teatrot u mbyllën, setet e filmave po ashtu dhe të apasionuarit e kinemasë u detyruan ti ktheheshin videove streaming në shtëpi, gjatë muajve të izolimit si pasojë e koronavirusit.

Zhao, 38 vjec, është një nga talentet e reja më të kërkuara në hollivud, me revistën Variety që e ka quajtur filmin e saj të fundit, The Rider, një mini-kryevepër. Ajo po punon aktualisht për filmin e radhës së Marvel, The Eternals.
Nomadland, u duartrokit jo pak në venecia dhe është pritur mjaft mirë nga kritika.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ChloeZhao#Nomadland#TopChannel

Recommended