Top News - Protestat në Iran/ Ekzekutohet kampioni i mundjes

  • 3 years ago
Kampioni i sportit të mundjes në Iran, Navid Afkari është ekzekutuar nga autoritetet, pavarësisht reagimeve të shumta për rastin e tij nga grupet e të drejtave të njeriut në të gjithë botën si dhe vetë presidentit amerikan, Donald Trump. 27 vjecari akuzohej për vrasjen e një personi në qytetin e Shirazit gjatë protestave masive anti-qeveritare në 2018-tën. Por ai vetë thoshte se rrëfimin ia kishin nxjerr nën torturë, ndërsa avokati mbrojtës këmbëngulte se nuk ka pasur prova që klienti i tij të shpallej fajtor. Sistemi Iranian i drejtësisë nuk e pranon që i riu t`i jetë nënshtruar torturave. Rasti i mundësit profesionist nxiti kritika të shumta të komunitetit ndërkombëtar si dhe thirrje që atij t`I kursehej jeta. Një union botëror që përfaqëson 85,000 atletë deklaroi në 8 shtator se nëse republika islamike do ta ekzekutonte Afkarin, Irani do të përjashtohet nga organizatat botërore të sportit. Presidenti Trump po ashtu, gjatë këtij muaji, apeloi që kampioni të mos cohej drejt vdekjes.?Kam dëgjuar që Irani po dëshiron ta ekzekutojë sportisn e njohur të mundjes, 27-vjeçarin Navid Afkari, për faktin se ai ka marrë pjesë në protestat anti-qeveritare. Ata njerëz thjesht po protestonin për përkeqësimin e situatës ekonomike të vendit?, shkruante shefi I Shtëpisë së Bardhë në Tëitter në 3 shtator.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Iran#Mundje#TopChannel

Recommended