Report TV -Sot jepet masa gjyqësore për grupin e hajdutëve që terrorizuan shtëpitë

  • 4 years ago
Smajli Shkemza dhe Dorian Basho janë lënë në detyrim paraqitje për vjedhjet e kryera, ndërsa Arjan Arapi, Etem Murataj në burg. Ato akuzohen si autorë të 12 grabitjeve që janë zhvilluar nga ky grup në Tiranë dhe Durrës në dy muaj. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Arapi ka pranuar autorësinë e vjedhjes dhe ka 'zbardhur' të gjithë skemën si funksiononte grupi. Mësohet se ai ka treguar edhe për vjedhje të tjera të padokumentuara nga policia.