Top News - Covid “i shtrenjtë”/ OKB kërkon edhe 35 miliardë $

  • 3 years ago
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres kërkoi edhe 35 miliardë dollarë të tjerë, përfshirë 15 miliardë gjatë tre muajve të ardhshëm, për programin ?ACT Accelerator? të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili mbështet zhvillimin, trajtimin dhe diagnostikimin e COVID-19.Tre miliardë dollarë janë mbledhur deri më tani, tha Guterres në takimin virtual të lëshillit përgjegjës për programin. Kaq para janë thjesht thërrmija, dhe përbëjnë më pak se 10% të shumës që sipas Guterrez, I nevojitet OBSH-së për programin që duhet të kthehet në një mekanizëm përshpejtimi të zhvillimit të vaksinave dhe trajtimeve kundër Covid 19. Mbështetja e deritanishme financiare është shumë prapa objektivit teksa qeveritë duke përfshirë vetë Bashkimin Europian, Britaninë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, janë duke arritur marrëveshje dypalëshe. OBSH është kundër marrëveshjeve të tilla dhe atij që e quan ?nacionalizëm vaksinash?, pasi pretendon sepërpjekje të tilla duhet t`I drejtojë ajo se përpjekjet individuale për arritjen e vaksinave dhe mjekimit mund të ?kompromentonin qasjen e bararbartë dhe të pengonin përparimin për të gjithë vendet?.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OKB#TopChannel

Recommended