Top News - Kreditë me problem/ BSH-në korrik u ruajt i njëjti nivel

  • 3 years ago
Raporti i kredive me probleme rezultoi 8.12% në fund të muajit korrik. Sipas revistes ?Monitor?, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një rritje mjaft të lehtë nga niveli 8.09% i muajit qershor dhe konfirmojnë qëndrueshmërinë e këtij treguesi, në kushtet kur masat e përkohshme rregullatore që ishin në fuqi deri në fund të gushtit nuk kërkonin nga bankat riklasifikim të kredive të shtyra. Moratoriumi i shlyerjes së kësteve ka bërë që kriza e Covid-19 të mos reflektohet në cilësinë e portofolit të kredisë së sistemit bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredive të shtyra deri në mesin e muajit qershor arriti në rreth dy miliardë euro. Këstet e shtyra kishin vlerën e pothuajse 27 miliardë lekëve ose rreth 217 milionë eurove, shumë kjo që ngeli në bilancet e bizneseve dhe familjeve dhe i ndihmoi në përballimin e pasojave të krizës. Vetëm për bizneset, vlera e kësteve të shtyra vlerësohet në rreth 188 milionë euro ose sa rreth 11% e fondit vjetor të pagave. Kreditë me probleme janë ende sot në nivele më të ulëta krahasuar me një vit më parë, kur qëndronin në nivelin e 11.19%. Megjithatë, bankierët mendojnë se rritja e kredive me probleme është e pashmangshme dhe pritet të materializohet duke filluar nga muaji dhjetor, kur të ketë kaluar periudha prej 90 ditësh nga përfundimi i moratoriumit. Afati prej 90 ditësh përfaqëson periudhën minimale që një kredi e papaguar të klasifikohet si kredi me probleme. Pasiguria ende shumë e lartë e lidhur me pandeminë e Covid-19 dhe ndikimet e saj në ekonomi e bën të vështirë të parashikohet sa mund të keqësohet cilësia e kredisë. Megjithatë, kjo krizë e ka gjetur sistemin në pozita të mira kapitalizimi dhe likuiditetit. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit në mesin e vitit ishte 18.1%, raport 50% më i lartë se kërkesa minimale e Bankës së Shqipërisë. Raporti mes aktiveve likuide dhe detyrimeve afatshkurtra në fund të korrikut ishte 45.8%, mbi dy herë më i lartë se kërkesa minimale rregullatore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BSH#Kredite#TopChannel