Top News - BSH-kreditë për bizneset/ Në 2019 u përdorën për likuiditete
  • 4 years ago
Në vitin 2019 kredia e dhënë për ekonominë ka shkuar kryesisht për te mbuluar nevojat me likuiditet si në biznese ashtu edhe në individë. Në dhjetor të vitit 2019 kredia për financimin e konsumint arriti me 31,2 miliardë lekë me një rritje prej 25.3%. Kjo ishte rritja më e lartë e kredisë sipas qëllimit të përdorimit. Kjo lloj huaje zë 5,8 për qind të totalit të huasë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Më tej rritja ma e madhe ishte për huatë në formën e kapitalit qarkullues të biznesit me rreth 21 për qind. Gjithsej u dhanë 62 miliardë lekë nga 52 miliardë që ishin dhënë një vit më parë. Rritja e kredisë për kapital qarkullues në vitin 2019 tregon se bizneset kanë pasur nevojë për më shumë likuiditet. Ndërkohë, rënien më të lartë e ka shfaqur kredia ?overdraft? dhe kredia për ?blerje pajisjesh? dhënë bizneseve përkatësisht me 31.43% dhe 9.76%. Kredia për blerje pajisjesh nga ana e biznesit lajmëron rënien e investimeve në ekonomi në afat të shkurtër dhe te mesëm. Analiza e Bankës së Shqipërisë sipas subjektit dhe qëllimit të përdorimit të kredisë evidenton se kredia për ?investime për pasuri të paluajtshme? për individët zë peshën më të madhe ndaj totalit të portofolit të kredisë (21.9%), pasuar nga kredia për ?pasuri të paluajtshme? dhënë bizneseve (16.8%), kredia për ?blerje pajisjesh? dhënë biznesit (16.6%) dhe nga kredia ?overdraft? për biznese (15.9%). Në katër muaj të vitit 2019, ecuria mujore e kredisë ka njohur rënie, ku më e madhja është raportuar në muajt janar dhe prill, me përkatësisht 27.7 miliardë lekë (4.7%) dhe 4.57 miliardë lekë (0.81%). Për tetë muajt e tjerë të vitit është raportuar rritje e portofolit të kredisë, ku rritja më e madhe është raportuar në muajt mars, shkurt dhe korrik. E mesatarizuar, rënia mujore ka qenë 0.06%.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BSH#Bizneset#TopChannel
Recommended