Top News - “Minimizova Covid-in”, Trump: Nuk doja të krijoja panik

  • 3 years ago
?E njihte mirë rrezikshmërinë e koronavirusit, javë para se të fillonte të mbillte vdekje në vendin e tij, por ka preferuar gjithnjë ta minimizojë për të mos krijuar panik?, ky është një pohim i bujshëm i Donald Trump-it, që vjen në librin e gazetarit Bob Woodward, protagonist i Watergate-it, që ka transkriptuar përmbajtjen e 18 intervistave me presidentin amerikan të realizuara mes 5 dhjetorit 2019 dhe 21 korrikut 2020.


Duke paralajmëruar daljen në treg të librit ?Rage?, ?Zemërimi?, CNN zbulon se Trump-i ka pranuar se e ka ditur javë para vdekjes së parë të konfirmuar të koronavirusit në SHBA, se virusi ishte i rrezikshëm, përhapej në ajër, ishte shumë infektues dhe më vdekjeprurës edhe se gripet më të rënda dhe se në vazhdimësi e ka minimizuar rrezikun e tij në publik.

?Ky është vdekjeprurës?, ka pohuar Trump për Woodward më 7 shkurt, gjatë një prej intervistave. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka zbuluar se e njeh mirë nivelin e kërcënimit të virusit që në fillim duke shtuar se koronavirusi ishte ndoshta pesë herë më vdekjeprurës se gripi.

?Kam vepruar në mënyrë që të reduktojë panikun për virusin?, thotë Trump, ?gjëja e fundit që doja ishte të krijoja panik?.

Pohimet e presidentit amerikan janë në kontrast të dukshëm me komentet e tij të shpeshta publike, që veçanërisht në kohën e këtyre intervistave, mbështeteshin në faktin se virusi do të zhdukej dhe se gjithçka do të shkonte mirë.

?Doja gjithnjë të minimizoja rrezikun edhe pse disa ditë më parë kisha shpallur emergjencën kombëtare?, tha ai në një intervistë të 19 marsit, ?preferoj akoma ta bëj këtë sepse nuk dua të krijoj panik?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BobWoodward#DonaldTrump#TopChannel

Recommended