Top News - Shpërndarja e vaksinës/ ’Sfida më e madhe në histori’

  • 3 years ago
Shpërndarja e një vaksine të koronavirusit në të gjithë botën do të ishte sfida më e madhe e transportit në histori, sipas vetë industrisë së aviacionit.


Sipas shoqatës ndërkombëtare të transportit ajror, për ta bërë këtë do të nevojitej ekuivalenti i 8 mijë avionëve Boeing 747. Akoma nuk ka një vaksinë të koronavirusit, por shoqata po punon me kompanitë ajrore, aeroportet, organet globale të shëndetësisë dhe kompanitë farmaceutike, për një plan global të shpërndarjes së saj. Programi i shpërndarjes hamendëson se vetëm një dozë nevojitet për person.

?Shpërndarja e sigurt e vaksinave të Covid-19, do të jetë misioni i shekullit për industrinë globale të transportit ajror. Por kjo nuk do të ndodhte pa një planifikim të kujdesshëm në avancë. Dhe koha për ta bërë këtë, është tani?, tha shefi ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror Aleksandër de Juniak.

Ndërsa kompanitë ajrore e kanë devijuar fokusin e tyre tek transporti i mallrave këtë periudhë kur fluturimet e pasagjerëve kanë qenë tejet të kufizuara, transporti i vaksinave është shumë më kompleks. Jo të gjithë avionët janë të përshtatshëm për të transportuar vaksina pasi ato kanë nevojë për një temperaturë të caktuar mes 2 dhe 8 gradësh Celsius. Disa vaksina mund të kërkojnë madje edhe temperatura nën zero, çka do të përjashtonte akoma më shumë avionë.

Dhe një sfidë e madhe do të ishte shpërndarja e vaksinës në disa pjesë të Azisë juglindore apo në Afrikë. Ndërkohë që përveç garantimit të transportit në temperatura të kontrolluara, për ekspertët, edhe siguria e transportit është një problem i konsiderueshëm.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksandërdeJuniak#Vacine#TopChannel

Recommended