Fushata e vaksines kunder fruth-rubeoles, nisin vaksinimet e para (1 Nentor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kjo shiringë ka vaksinën e fruth- rubeolës dhe këtë do t'a marrë çdo fëmijë nga mosha 1-15 vjeç në të gjithë Shqipërinë. Kjo vaksinë parandalon keqformimet e lindura tek bebet e nënave që preken nga kjo sëmundje në tremujorin e parë të shtatëzanisë. 0,5 mililitra vaksinë për çdo nxënës që ska probleme reaksioni apo vuan nga ndonjë sëmundje tjetër. Për fëmijët nga 1-6 vjeç vihet në dispozicion ambulanca, ndërsa nga 6-15 vjeç kjo vaksinë merret nëpër shkolla.
Nga 1500 nxënës që ka shkolla "Emin Duraku" në ditën e parë janë vaksinuar mbi 70. Komplikacionet e kësaj vaksine janë të rralla si temperaturë të lartë. Shiringat janë një përdorimshme dhe vaksina është e ruajtuar në temperaturën nga 2-8 gradë celsius. Nëse pas dy ditësh jep temperaturë jo të lartë, ilaçi mjekues është paracetamoli. Në 15 ditë fushatë me vaksinimin do të arrihet të zhduket sëmundja e fruth rubeolës./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended