AstraZeneca pezullon testin e vaksines tek njerezit | Lajme - News

  • 3 years ago
Firma farmaceutike britanike AstraZeneca pezulloi provat tek njerëzit të vaksinës anti-Covid që ajo po zhvillon në bashkëpunim me shkencëtarët e universitetit të Oksfordit. Shkak u bë një reaksion ende i pashpjegueshëm që vaksina i shkaktoi një vullnetari.

Vaksina e AstraZeneca ndodhet aktualisht në fazën e tretë të provave që mund të zgjasin edhe për disa vite, ku shkencëtarët provojnë se sa zgjat imuniteti që krijon një vaksinë. Në këtë fazë marrin pjesë mbi 30 mijë vullnetarë në vende të ndryshme të botës, kryesisht nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Brazili e Amerika e Jugut.

Komisioni Europian ka lidhur marrëveshje me këtë kompani për furnizimin e tregut me mbi 400 milionë doza. Vaksina e AstraZeneca është në listën e vaksinave më premtuese të OBSH-së që janë zhvilluar me ritme të shpejta dhe pritet të dalin më herët në treg.

Presidenti amerikan Donald Trump kërkoi që edhe vaksinat që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të përshpejtojnë ritmet e testimeve dhe të hidhen në treg përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit. Por kryevirologu Anthony Fauci tha se është thuajse e pamundur të arrihet një afat i tillë. Sipas tij, vaksina mund të dalë në treg jo para fillimit të vitit të ardhshëm.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended