Ora News - Vrasja e Eglantina Bucit, merret në pyetje e motra

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Policia dhe prokuroria janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes dhe më pas groposjes së Eglantina Bucit në 2012, ngjarje për të cilën janë arrestuar babai dhe vëllai i saj, Faik dhe Shkelzen Buci.

Hetimi ka vijuar me shoqërimin e familjarëve dhe personave të tjerë që kanë pasur dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes apo konfliktet që ata kanë pasur gjatë 2012 dhe më herët.

Që prej orës 11:00 të ditës së sotme është duke u marrë në pyetje motra e viktimës, Elona Buci Tufa.

?Burime nga policia bëjnë me dije se ajo është thirrur për të dhënë detaje lidhur me rrethanat që kanë ndikuar dhe konfliktet që kanë pasur ata përgjatë viteve që pas ikjes nga shtëpia të Eglantinës dhe lidhja me një djalë që bashkëjetonte. Mësohet se të njëjtin problem që kishtet Eglantina ka pasur edhe Elona pas martesës me burrin e saj me të cilin tashmë ka 2 fëmijë? raportoi gazetari i Ora Neës, Besar Bajraktaraj.

Ajo do të pyetet nëse ka pasur dijeni për marrjen me forcë të Eglantinës dhe dërgimin e saj në Malin me Gropa, ku u vra me një plumb në kokë nga i vëllai.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrasja-e-eglantina-bucit-merret-ne-pyetje-e-motra/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended