Ora News - Gazetarja Klodiana Lala merret në pyetje për sulmin në banesë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu është takuar me Kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj ku temë e diskutimit ka qenë hetimi në lidhje me sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit.
Në orët e paradites së sotme, kreu i policisë i shoqëruar edhe nga drejtori i policisë së Tiranës kanë mbërritur në prokurori ku qëndruar për rreth 30 minuta. Gjatë takimit mes zyrtarëve mësohet se është diskutuar në lidhje me hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të së enjtes.

Hetuesit kanë thirrur dhe vetë gazetaren për ta marrë në pyetje lidhur me dyshimet për autorët e mundshëm.

Deri tani mësohet se grupi i hetimit ka sekuestruar disa kamera sigurie në zonën ku mendohet se kanë lëvizur autorët e ngjarjes, ndërsa ka marrë në pyetje edhe disa persona në cilësinë e dëshmitarëve por ende nuk ka të dhëna për gjetjen e autorëve të krimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sulmi-ndaj-gazetares-lala-takimi-30-minutesh-i-kreut-te-policise-me-kryeprokuroren-e-tiranes

Recommended