Ora News - "Sterilizimi", mjeku merret në pyetje nga SPAK: Koncesion korruptiv me dëme në buxhet
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Mjeku Artan Koni ishte dëshmitari i parë që u mor nga pyetje në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion pas kallëzimit të dorëzuar në SPAK për koncesionin e sterlizimit të pajisjeve mjekësore.

Pas daljes nga Prokuroria, Koni u shpreh për mediat, se sqaroi para prokurorit anën teknike të sterilizimit me dyshimin se kontrata është korruptive.

Artan Koni: Sot prokuroria më thirri si një prej kallëzuesve të këtij koncesioni, më shumë për të parë detaje, si janë bërë këto përllogaritje. I sqarova si është bërë kjo llogari. Kjo është deklarata që dhashë për prokurorinë. Nuk mund tju them çdo detaj për shkak të hetimit. Mund t'ju them se ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët si bëhet llogaritja në fushën e mjekësisë sa i përket sterilizimit. Kemi dyshime se është koncesion korruptiv. Mbetet ta vlerësojë prokuroria a është një koncesion korruptiv dhe kush janë fajtorët nëse ka. Baza kryesore është llogaria, kostot ekonomike. Një koncesion për të cilën paguajmë 17 mln euro në vit, ndërkohë që vetëm për një set kirurgjikal neve kostoja na del 2.4 euro, ne koncesionet i paguajmë 190 euro. Kjo është baza që kemi në për këtë koncesion korruptiv.

Koni nuk tha një shifër të dëmit në buxhet, por sqaroi se prokuroria duhet të përcaktojë nëse ka apo jo dëm financiar. Ai tha se nuk ka prova të reja.

Artan Koni: Prokuroria duhet të thotë a ka dëm financiar dhe kush është përgjegjësi për këtë dëm financiar që mund ti jetë shkaktuar buxhetit të shtetit. Sot dhashë detaje për artë kallëzim që bëmë dy javë më parë. Nuk kam prova të reja.

Hetimi për koncesionin e sterilizimit u zhvillua edhe më parë nga Prokuroria e Tiranës, por u pushua pasi grupi i hetimit vlerësoi se nuk kishte elementë të veprës penale. Ndërkohë që çështja tashmë po hetohet nga prokurori Ened Nakuçi, bazuar në faktet dhe dëshmitë të bëra publike edhe nga mjeku Artan Koni.

Për këtë dosje pritet të pyeten ata që kanë firmosur kontratën e PPP, si dhe përfaqësuesit e kompanisë private, përfaqësues të këtij partneriteti.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sterilizimi-i-mjeteve-kirurgjikale-spak-nis-marrjen-ne-pyetje-te-aktivisteve-te-nismes-thurje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended