Top News - Pandemia globale/ OBSH-bota të nxjerrë mësime

  • 3 years ago
Vendet që forcuan sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor vitet e fundit kanë përballuar më mirë pandeminë e COVID-19, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në konferencën e tij të përditshme, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve të mësojnë nga pandemia aktuale për t'u përgatitur për një pandemi në të ardhmen. Ai vlerësoi Tajlandën, Mongolinë, Senegalin dhe vendet e tjera për përgjigjen e tyre ndaj virusit. "Shumë nga këto vende kanë bërë mirë sepse ata mësuan nga shpërthimet e mëparshme të virusit SARS, MERS, fruthit, poliomelitit, Ebolës, gripit dhe sëmundjeve të tjera", tha ai. "Kjo është arsyeja pse është jetike që të gjithë të nxjerrin mësime nga kjo pandemi". Të hënën, India e kaloi Brazilin si vendi me numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara të koronavirusit. Brazili raportoi 14,521 raste të reja të dielën, dhe ndërsa tani pason Indinë për sa i përket rasteve të përgjithshme, dhe Shtetet e Bashkuara për sa i përket vdekjeve me 126,650 viktima nga COVID-19. Shtetet e Bashkuara udhëheqin me rreth 6.3 milionë raste të konfirmuara dhe 189,000 vdekje. Në Australi, zyrtarët në shtetin e Viktorias thanë të hënën se kishte 41 raste të reja, rritja më e ulët një-ditore që nga fundi i qershorit. Kryeministri Scott Morrison gjithashtu tha se Australia ka një marrëveshje me kompaninë CSL për të prodhuar dy vaksina të koronavirusit, nëse ato rezultojnë të jenë të sigurta dhe efektive në prova klinike. Izraeli në anën tjetër po fillon mbylljet e pjesshme gjatë natës në 40 qytete dhe qyteza me nivelet më të larta të infeksionit në vend. Shkollat në ato zona gjithashtu do të mbyllen, dhe tubimet do të jenë të kufizuara në 10 persona brenda dhe 20 jashtë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TedrosAdhanomGhebreyesus#TopChannel

Recommended