Vendimi i OBSH/ Çfarë sjell emergjenca globale?

  • 4 years ago
Organizata Botërore e Shëndetësisë, shpalli një ditë më parë, emergjencën ndërkombëtare të shëndetit publik, me koronavirusin, që në gjykimin e saj, përbën një rrezik të shëndetit publik për vendet e botës përmes përhapjes së tij.


Vendimi për shpalljen e gjendjes së emergjencës, u mor pasi koronavirusi i ri përveçse ka përfshirë çdo provincë të Kinës, është përhapur edhe në 18 vende të tjera jashtë saj, me gjithsej 98 raste të konfirmuara deri më tani, por pa viktima.

Në pjesën më të madhe të rasteve, bëhet fjalë për persona që kanë udhëtuar nga qyteti kinez i Whanit, ku edhe filloi gjithçka. Megjithatë ka patur edhe tetë raste të kalimit të virusit nga njeriu tek njeriu, në gjermani, Japoni, Vietnam dhe SHBA. Për zyrtarët e OBSH, ky është një shpërthim i paparë ndonjëherë. Shpallja e gjendjes së emergjencës ndërkombëtare të shëndetit publik, lejon që OBSH të koordinojë më mirë reagimin ndërkombëtar dhe të angazhojë Kombet e bashkuara në ndihmë kundër virusit.

Pesë herë të tjera më parë, OBSH ka shpallur emergjencën ndërkombëtare të shëndetit publik. Në 2009, virusi H1N1, apo siç njihet ndryshe Gripi i derrit, u përhap në të gjithë botën duke i marrë jetën më shumë se 200 mijë personave. Gjendja e emergjencës u shpall për të siguruar që bota të monitoronte me kujdes përhapjen e virusit dhe të mund të reagonte, edhe me vaksina. Megjithëse në 2012, Poliomeliti u tha se u zhduk, numri i rasteve u rrit në 2013. Një vit më pas, në 2014, u shpall emergjenca globale për shkak të frikës se sëmundja mund të kthehej sërish, në formë fatale.

Rasti i radhës është në 2016, me Zikën. OBSH e shpalli Zikën emergjencë globale pasi ajo u përhap shpejt në Amerikë. Edhe pse në shumë raste simptomat e Zikës mund të ishin të buta, ajo ishte ekstremisht e rrezikshme për gratë shtatzëna. Ndërsa për Ebolën, emergjenca globale u shpall dy herë, në 2014 dhe 2019. E para nga gushti 2014 në mars 2016, kur thuajse 30 mijë njerëz u infektuan dhe më shumë se 11 mijë humbën jetën në Afrikë. Ndërsa emergjenca e dytë, u shpall vitin e shkuar si pasojë e një shpërthimi të ri në republikën demokratike të Kongos.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#CoronaVirus#TopChannel

Recommended