Wake Up/ Rrjeti Akademik: Pandemia nuk i trembi maturantët, dega e preferuar mjekësia

  • 3 years ago
Edhe pse në kushtet e pandemisë, përgatitjet për nisjen e vitit akademik janë në rrugë e sipër. Në këtë javë të parë të shtatorit ka nisur edhe regjistrimi i të rinjve në institucionet e arsimit të lartë si fitues, si në ato publike dhe private. Në 2 shtator ka nisur regjistrimi në raundin e parë, i cili ashtu si vitet e kaluara do të ketë disa faza. Sipas përfaqësuesve të arsimit janë mbi 21 mijë të rinj që pasi kanë përfunduar maturën kanë plotësuar formularin A2 në fund të gushtit, si një kriter i domosdoshëm për të hyrë në garën për të ndjekur studimet e larta. Këtë vit duket se ka një përmbysje edhe të trendit të degëve që duan të ndjekin të rinjtë. Mjekësia dhe degët e teknologjisë janë profilet më të kërkuara. Dr. Arjan Xhelaj, Drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar tha se mjekësia i ka mbyllur regjistrimet që në fazën e parë. çka do të thotë se kjo mbetet edhe këtë vit dega më e preferuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended