Mjekesia, dega me e preferuar

  • 5 years ago
Edhe 15 mijë kuota të lira, disa programe mund të mbyllen

Mjekësia vazhdon të jetë dega më e preferuar nga të rinjtë. Të gjitha kuotat në këtë degë u plotësuan që në raundin e parë të regjistrimeve.

Interes më të ulët këtë vit ka për degët e ekonomikut dhe shkencave sociale. Procesi është në raundin e dytë, ku ka ende rreth 15 mijë kuota të lira në degë të tjera.

Në të gjitha universitetet janë 500 programe studimi, në disa prej të cilave ende nuk asnjë kandidat të regjistruar dhe nëse deri në përfundim të procesit nuk do të ketë kërkesa apo ajo do të jetë e ulët, këto programe do të mbyllen.

Universitetet pritet të hapin dyert për studentët në 14 Tetor.

Tv Klan

Recommended