Ora News - Ambasadori i Vatikanit eksploron bukuritë e Shqipërisë, ngjit Korabin

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Të njohësh Shqipërinë duke prekur nga afër bukuritë që ajo ka, por edhe të flasësh me njerëzit e të gjendesh mes situatave që të lidhin më shumë me grigjën që do t?i shërbesh.

Zgjodhi këtë formë të lidhjes së tij me vendin tonë, nunci apostolik në Shqipëri imzot Charles John Braun, i cili ka mbushur plot 3 vite prej emërimit të tij nga Papa Françesku si përfaqësues i Vatikanit në tokën e shqiponjave.

Për herë të parë larg mantelit të klerikut, por si një udhëtar që do të njohë nga afër bukuritë e vendit, traditat, kulturën dhe jetën e njerëzve, ai na rrëfen si ishin këto 3 vite të para të misionit të tij në Shqipërinë e vogël.

Charles John Braun: Së pari dua të them se këto 3 vite që kam kaluar në Shqipëri, kanë qënë ndër më të bukurit e jetes. Kam ardhur ketu në pranveren e 2017, pasi u emerova nunc apostolik nga Papa Francesku. Sinqerisht dija pak për vendin tuaj. Për mua ishte një vend misterioz, të cilin doja vërtetë ta njihja. Në këto 3 vite kam udhëtuar shumë, vizituar zona të ndryshme, nga Vermoshi në Sarandë. Vërtetë jam dashuruar me Shqipërinë. Është një vend me shumë kualitete. Nuk mund të imagjinohet bukuria e natyrës, plazhet e bukura dhe malet madheshtore. Pastaj ka edhe një kulturë interesante që ndërthuret nga shumë elemente, që për mua si Amerikan e bën vendin tuaj shumë tërheqës. Njerezit shpesh këtu ankohen për situatën ekonomike, apo probleme të tjera, por me syte e mi unë shoh më shumë elementë pozitiv. Bukuria e natyres, mirësia e njerezve, mikëpritja që gjendet kudo në këto troje, e kjo bën pjesë në kulturën tuaj. Si katolik pastaj më duhet ta them, vlerat e familjes janë ende shumë të forta, sa nuk i gjen thuajse askund. Është një avantazh i madh për ju.

Pranon se është i dashuruar me malet e Shqipërisë, e ndoshta ky fakt bëhet më i gjallë ndërsa sheh se udhëtimet e tija janë të shumta në këto zona, veçanërisht në Alpet tona. Krah tij në këto eksplorime kanë qenë dy klerikët shkodranë, dom Nikolin Toma dhe Artur Jaku.

Charles John Braun: Permenda plazhet, por malet mund të them se i dua më shumë. Këtu janë male me bukuri të radha. Jam limituar pak me shumë në veri gjatë udhëtimeve. Sapo erdha bëri kalimin Theth ? Valbonë, që sot e preferojnë shumë. Pastaj kam bërë Nikq ? Theth, më vonë me dy prifta miq të mi, kemi bërë ngjitjen e Jezercës që ishte shumë impenjative, por shumë mahnitëse. Në koman gjithashtu kam vizituar disa kisha të vjetra katolike, ku arkeologët po bëjnë gërmime. Ndersa sot jemi këtu në një vend të bukur, malin më të lartë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, Korabi, plot 2764 metra. Ishte një eksperiencë e bukur, me dy klerikët e arqipeshkëvisë Shkoder dom Nikolin Toma dhe dom Artur Jaku. Një kënaqësi e madhe për mu. Në male njeriu ndihet afër Zotit. Si katolike e dijmë që shpesh Jezusi shkonte në male, edhe mësimi i parë është fjalë mal. Janë vende shpirtërore.

Por takimi me të ndodhi në Korab, majën më të lartë të Shqipërisë, për të cilin ai zgjedh të ndajë një mesazh të ...

Recommended