Ora News - Ambasadori i Vatikanit eksploron bukuritë e Shqipërisë, ngjit Korabin

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Të njohësh Shqipërinë duke prekur nga afër bukuritë që ajo ka, por edhe të flasësh me njerëzit e të gjendesh mes situatave që të lidhin më shumë me grigjën që do t?i shërbesh.

Zgjodhi këtë formë të lidhjes së tij me vendin tonë, nunci apostolik në Shqipëri imzot Charles John Braun, i cili ka mbushur plot 3 vite prej emërimit të tij nga Papa Françesku si përfaqësues i Vatikanit në tokën e shqiponjave.

Për herë të parë larg mantelit të klerikut, por si një udhëtar që do të njohë nga afër bukuritë e vendit, traditat, kulturën dhe jetën e njerëzve, ai na rrëfen si ishin këto 3 vite të para të misionit të tij në Shqipërinë e vogël.

Charles John Braun: Së pari dua të them se këto 3 vite që kam kaluar në Shqipëri, kanë qënë ndër më të bukurit e jetes. Kam ardhur ketu në pranveren e 2017, pasi u emerova nunc apostolik nga Papa Francesku. Sinqerisht dija pak për vendin tuaj. Për mua ishte një vend misterioz, të cilin doja vërtetë ta njihja. Në këto 3 vite kam udhëtuar shumë, vizituar zona të ndryshme, nga Vermoshi në Sarandë. Vërtetë jam dashuruar me Shqipërinë. Është një vend me shumë kualitete. Nuk mund të imagjinohet bukuria e natyrës, plazhet e bukura dhe malet madheshtore. Pastaj ka edhe një kulturë interesante që ndërthuret nga shumë elemente, që për mua si Amerikan e bën vendin tuaj shumë tërheqës. Njerezit shpesh këtu ankohen për situatën ekonomike, apo probleme të tjera, por me syte e mi unë shoh më shumë elementë pozitiv. Bukuria e natyres, mirësia e njerezve, mikëpritja që gjendet kudo në këto troje, e kjo bën pjesë në kulturën tuaj. Si katolik pastaj më duhet ta them, vlerat e familjes janë ende shumë të forta, sa nuk i gjen thuajse askund. Është një avantazh i madh për ju.

Pranon se është i dashuruar me malet e Shqipërisë, e ndoshta ky fakt bëhet më i gjallë ndërsa sheh se udhëtimet e tija janë të shumta në këto zona, veçanërisht në Alpet tona. Krah tij në këto eksplorime kanë qenë dy klerikët shkodranë, dom Nikolin Toma dhe Artur Jaku.

Por takimi me të ndodhi në Korab, majën më të lartë të Shqipërisë, për të cilin ai zgjedh të ndajë një mesazh të veçantë që lidhet me ?Shën Terezën e Kalkutës?.

Charles John Braun: Kur flitet për Korabin, këtu në kufirin mes dy vendeve, Shqipërisë ? Maqedonisë së veriut, më lind në një tjetër mendim. Tek Nënë Tereza, e lindur në Maqedonine e veriut, shenjtja e njohur në të gjithë botën, që na paraqet këtë aspekt religjoz të popullit shqiptar. Iku në qiell 23 vite më parë, por ndërsa jemi këtu mes malesh, më kujtohet ajo e bardha dhe bluja e veshjes së saj dhe duke qënë këtu në këtë lidhje hapësinore mes dy vendeve, me vjen natyrshëm lidhja e fortë që ajo kishte me Zotin dhe sa shumë donte këtë vend.

Tek malet nuk lidhet vetëm historia dhe tradita, por edhe një detaj tjetër që për të e bën të veçantë Shqipërinë, harmonia fetare.

Charles John Braun: Kur flitet për Shqipërinë, vërtetë që malet janë një pikë e terheqjes shpirtërore, jo vetëm për katolikët, por edhe për të tjerët. Për...

Recommended