Karaburuni përfshihet nga flakët, zjarrfikësit me mjete rrethanore prej terrenit të vështirë

  • 3 years ago
VLORË- Zona e Karaburunit në qytetin e Vlorës është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.

Forcat zjarrfikëse dhe forcat e ADMZ për zonat e mbrojtura ndodhen atje dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë. Përhapja e zjarri në Karaburun ka ndodhur për shkak të erës.

Recommended