Ora News - Video/ Magazina me bojra përfshihet nga flakët në Zhupan të Fierit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një magazinë bojrash u dogj në Zhupan të Fierit, ndërsa një biznes tjetër aty pranë u rrezikua. Në Durrës, ndërkohë një vatër zjarri u shënua pranë ish bazës së Hekurudhës.

Një magazinë bojrash u shkrumbua thuajse plotësisht në Zhupan të Fierit.

Flakët sipas Policisë u shfaqën rreth orës 13:00, ndërsa për shkak të materialit që ndodhej aty vijuan për më shumë se një orë.

Gjatë kohës u dëgjuan edhe disa shpërthime. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por dëmi ekonomik përllogaritet i konsiderueshëm.

?Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur ?Azotiku?, në një makazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr?, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të vënë flakët nën kontroll u kërkua angazhimi i mjeteve zjarrfikse, ndërsa policia ka nisur një hetim për shkaqet në magazinën që ishte marrë me qira.

Ndërkohë një vatër zjarri u shfaq në lagjen 13 në Durrës pranë ish bazës së Herkurudhës.

Flakët përfshinë një zonë me bimësi të ulët, ndërsa u favorizuan nga era.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/video-magazina-me-bojra-perfshihet-nga-flaket-ne-zhupan-te-fierit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended