Report TV Toka me pisha përfshihet nga flakët në malin e Gjalicës, banorët me zjarrfikësit në terren
  • 4 years ago
KUKËS- Prej më shumë se 24 orësh një sipërfaqe e madhe toke me pisha në malin e Gjalicës është nën pushtetin e flakëve. Ekipi Zjarrfikës i Bashkisë Kukës bashkë me banorët po punojnë me intensitet të plotë për izolimin vatrave të zjarrit në malin e Gjallicës, në Njësinë Administrative Shtiqën. Për të normalizuar situatën sa me shpejt është kërkuar nga Emergjencat Civile ndërhyrja nga ajri, për shkak edhe të terrenit të vështirë. Ekspertët do të qëndrojnë në vendin ku janë shfaqur flakët, për të monitoruar situatën deri në shuarjen totale të zjarreve.
Recommended