E vrau vëllai me urdhër të babait/ Qëlloi të motrën në 2012 për çështje nderi

  • 3 years ago
Ky është Shkëlzen Buci. Pak vite më parë teksa dëgjonte akuzat para gjykatës që e dënoi në 13 vite burg, ai kishte firmosur rrëfimin ku tregon se qëlloi aktorin Mishel Prela sepse i duheshin para për kurimin e të vëllait që vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe që gjithësesi ndërroi jetë.


Megjithëse i përkushtuar për shpëtimin e të vëllait ai nuk denoncoi asnjëherë zhdukjen e të motrës Eglantinës zhdukur në 2012 dhe për të cilën së bashku me të atin këmbëngulnin se ishte larguar jashtë vendit.

Por vajza ishte vrarë nga dy burrat e shtëpisë , për çështje nderi ndonëse pas lëshimit të urdhër arresteve asnjëri prej tyre nuk ka folur ende. Burime të Top Channel tregojnë se implikimi për krimin në familje i Faik dhe Shkëlzen Bucit u konfirmua nga rezultatet e ADN.

Ndaj eshtrave të zbuluara në Malin me Gropa në Dajt në vitin 2012 është kryer ADN e tyre dhe më pas këto të dhëna u krahasuan me ADN e nënës së viktimës e cila ishte divorcuar në 1993 dhe të gjithë fëmijet i kishte mbajtur kryefamiljari.

Burime pranë prokurorisë së Tiranes shtojnë se të dhënat krahasuese përputheshin dhe në këtë mënyrë viktima është identifikuar 8 vjet pasi u gjet e vrarë me një plumb në kokë. Nuk jepen të dhëna që i lidhin dy burrat e familjes Buci me vrasjen e Eglantinës, që besohet se u qellua për vdekje nga i vëllai me urdhër të babait.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShkelzenBuci#MishelPrela#TopChannel

Recommended