Ora News - Vrau pronaren me urdhër të burrit, Karmeshtna hesht në gjyq por premton të flasë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy vjet pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ku nje 35 vjeçare u gjet e mbytur në mobileri, prokuroria ka mundur të zbulojë ekzekutorin. Sipas akuzës ai është punonjësi i mobilerisë Fatjon Karmeshtna, i cili e ka kryer krimin i urdhëruar nga bashkëshorti i Suelës, Sadetin Sulaj.

Ky është Fatjon Karmeshtna, personi i dyshuar sipas prokurorisë se ka mbytur rreth dy vjet me parë gruan e pronarit të tij, Suela Sulën.

"Nuk jam në gjendje të flas tani, do të flas në një moment të dytë".Këto kanë qenë fjalët e vetme të shtetasit Fatjon Karshmeta në seancën gjyqësore për masën e sigurisë, i akuzuar për vrasjen e Suela Sulaj në prill të 2016.

Me kërkesë të prokurorit Henrik Ligori, gjykata caktoi masën ?arrest me burg?.

Ngjarja ka ndodhur 18 prill të vitit 2016, por zbulimi i ekzekutorit u bë pak dite me parë falë një analize të AND-së.

Prokurori Ligori tha para gjykatës se viktima është përleshur me autorin për ti shpëtuar vdekjes por në thonjtë e saj janë gjetur mbetje të cilat pasi janë krahasuar me profilin e 35 vjeçarit kanë rezultuar të njëjta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrau-pronaren-me-urdher-te-burrit-karshmeta-hesht-ne-gjyq-por-premton-te-flase

Recommended