Ora News - Makth në autostradën Tiranë-Durrës, grabiten me forcë 3 biznese

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Një grup hajdutësh që sipas burimeve policore janë të sapoliruar nga burgu janë kthyer në mankth për bizneset në autostradën Tiranë Durrës. Tre biznese janë vjedhur me forcë kohët e fundit.

Bizneset në autostradën Tiranë-Durrës janë vënë në shenjestrën e një grupi hajdutësh.

Një shtypshkrojë është vjedhur sipas burimeve mbrëmjen mes të enjes e të premtes për herë të katërt në vitet e fundit.

Burimet thanë se autorët kanë lidhur rojen dhe më pas kanë hyrë brenda në object.

Por sipas të dhënave, ky nuk është biznesi i vetëm që është sulmuar nga hajdutët kohët e fundit.

Pre e vjedhjeve mësohet se ka rënë edhe nje fabrike e dyerve te blinduara dhe nje materiale ndertimi.

Sipas policise së Durrësit autorët dyshohet se jane banore prane zones me precedente penale te meparshem.

Disa persona janë shoqëruar si të dyshuar të grupit të hajdutëve dhe në vijim pritet nësë ndaj ndonjërit do të merret masa e arrestit.

Burime policore bëjne me dije se të dyshuarit janë persona që kanë dalë nga burgu kohët e fundit.

Vjedhjet në vazhdimësi kanë qenë shqetësim për shumë biznese që ushtrojnë aktivitet përgjatë autostradës.

Në vitin 2018, policia e Shtetit kapi një grup prej 4 personash që kryesisht vepronte në zonën e Vaqarrit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/grabitet-per-here-te-4-et-shtypshkronja-pronari-autoret-lihen-te-lire-nga-policia/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended