Top News - Programet e punësimit/ Denaj-bizneset të aplikojnë online

  • 3 years ago
Qeveria fton bizneset të aplikojnë për të përfituar nga programet për nxitjen e punësimit të hartuara për të ndihmuar në situatën e re të krijuar prej pandemisë së COVID-19.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nëpërmjet rrjeteve sociale u bën thirrje bizneseve të aplikojnë se programet e nxitjes së punësimit mbështesin sipërmarrjen, subvencionojnë kostot e biznesit dhe lehtësojnë punësimin e punëkërkuesve.

?Programet e Nxitjes së Punësimit mbështesin sipërmarrjen, subvencionojnë kostot e biznesit dhe lehtësojnë punësimin e punëkërkuesve. Nga programet afatshkurtra deri në ato 12 mujore, Qeveria Shqiptare ofron mbështetje financiare për pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve të rinj, shkruan Denaj që fton të gjithë bizneset e interesuara të drejtohen në portalin e-albania për të aplikuar.

Në fund të muajit korrik qeveria miratoi 3 skema për nxitjen e punësimit të personave të dalë të papunë si pasojë e COVID-19, nga data 10 mars 2020 deri në datën 23 qershor 2020. Programi është 4, 8 ose 12-mujor punësimi, në të cilin profili dhe nevojat e punëkërkuesit përshtaten me vendin e lirë nga punëdhënësi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AnilaDenaj#MinistriaFinancave#TopChannel

Recommended