Ora News - Gjobat me përshkallëzim, Denaj: Synojmë të lehtësojmë bizneset që kapen me shkelje

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ndryshimet e gjobave në paketën fiskale 2020 janë bërë për ti ardhur në ndihme biznesit. Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi se në draft parashikohet që bizneset ti kthehen punës nëse shlyejnë detyrimin duke hequr afatin 30 ditë të bllokuar. Denaj theksoi se tashmë është gati edhe buxheti për vitin e ardhshëm ndërsa theksoi se detyrimet e prapambetura do të jenë në fokus. Ndërsa FMN ripërsëriti kërkesën për kujdes me PPP dhe detyrimet e prapambetura.

Ndryshimet e gjobave në kuadër të procesit të fiskalizimit sipas ministres së Financave janë bërë për ti ardhur në ndihmë bizneseve. Projektligjet e paketës fiskale për 2020 parashikojnë gjoba me përshkallëzim sipas madhësisë së biznesit. Ndërkohë që ministrja theksoi se një tjetër lehtësi është edhe fakti i heqjes së bllokimit të aktivitetit në momentin që shlyet gjoba.

Denaj: Në momentin e pagesës sëe gjobës, e cila është e vendosur për shkelje të detyrimeve dhe në shkelje të ligjit, ne synojmë që biznesi në momentin që paguan këtë gjobë ai të jetë i mundur të punojë pa qenë i nevoja për të vendosur shirita dhe për ta bërë diskutimin në aspekt të bllokimit të biznesit.

Ministrja e Financave bëri me dije se tashmë është në fazë konsultimi edhe buxheti për vitin 2020,ndërsa në vëmendje do të jenë detyrimet e prapambetura.

Denaj: Këtë vit kemi projektuar në buxhet 19 mld lekë pagesë detyrimesh dhe nuk do ta ulim këtë shumë pavarësisht nga projeksionet në të ardhmen. Për vitin e ardhshme do të shikojmë që do ta kemi edhe këtë në rritje.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjobat-me-pershkallezim-denaj-synojme-te-lehtesojme-bizneset-qe-kapen-me-shkelje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended