Covid-19 shtoi depresionin/ Psikologët: Të sëmurët duhet të komunikojmë me familjen

  • 4 years ago
Në më pak se një muaj, një djalë 29-vjeçar dhe një zotëri 65 vjeç i dhanë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa e Sanatoriumit, Spitali Covid 2, ku ishin shtruar për shkak, se ishin infektuar.


Ne ndodhemi tek Urdhri i Psikologut të Republikës së Shqipërisë, për të pyetur se çfarë ndodh me shëndetin mendor të pacientëve me Covid dhe familjarëve të tyre.

?Është provuar edhe shkencërisht, që Covid-i prek edhe sistemi nervor. Pasojat janë halucinacione, pagjumësi, luhatje humori, atake paniku dhe çrregullim të ankthit. Gati 1000 psikologët e urdhrit tonë, ofrojnë shërbim online falas për ata që kurohen në shtëpi?, shprehet Valbona Treska, Presidente e UPSH-së

Më tej, Treska sqaron:

?Por ne nuk lejohemi të ofrojmë këshillim psikologjik te pacientët që janë të shtruar, pasi nuk lejohen telefonat. Ndërkohë është emergjente prania e psikologëve nëpër spitale. Po ashtu rekomandojmë që pacientët e shtruar, të mund flasin me familjarët e tyre, njerëzit më të dashur, pasi është një terapi shumë ë mirë. Për këtë arsye UPSH-ja iu drejtua sot me një email Shoqatës Botërore të Psikologëve për të ditur praktikat me të cilat operojnë homologët tanë?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Psikologet#TopChannel

Recommended