Shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë: Fundi nuk është afër, duhet mësohemi të jetojmë me Covid-19

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Andi Koraqi, shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ?Ditë e Re? në RTV Ora. Ai ka bërë një bisedë të gjerë në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Sipas Koraqit situata në këtë momente është e stabilizuar, mirëpo fundi i pandemisë akoma nuk dihet se kur do të jetë. Prandaj ai këshillon të gjithë qytetarët të fillojnë të mësohen të jetojnë me Covid-19.

Si është situata në këto momente?

?Situata duket e stabilizuar, që prej momentit të daljes nga karatina. Numrat janë rritur sigurisht por duket që jemi në një shifër mbi 120,130, jemi në një shifër të stabilizuar. Të stabilizuar pasi shifrat nuk po rriten shumë dhe as nuk kemi një ulje drastike?? thotë ai

Si ka mundësi që çdo ditë kemi afërsisht të njëjtin numër rastesh?


?Shifra nuk varet nga dëshira jonë, shifra varet nga disa kushte. Varet nga numri i popullsisë , numri i popullsisë shqiptare kaq është sado të duash ta rritësh këtë shifër numri i popullsisë nuk rritet. Edhe niveli i transmetueshmërisë ka stopuar në këtë nivel. Mesa di unë është diku poshtë 2, prandaj në këto dy parametra varet dhe numri i të infektuarëve të rrinj në ditë. Prandaj unë them jemi në një situatë të stabilizuar nuk kemi një rritje të rasteve, mirëpo as nuk kemi një ulje së të infektuarëve që të themi historia e koronavirusit mbaroi. Është një histori që do vazhdojë, ka mbi 6 muaj po bëhen rreth 8 muaj që ka filluar kjo histori. Fundi nuk është akoma i afërt, nuk duket akoma fundi është një histori që do vazhdojë dhe ne duhet të përgatitemi, të mësohemi dhe të jetojmë me Covid-19.?- tregon ai


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/shefi-i-laboratorit-te-mikrobiologjise-koraqi-fundi-nuk-eshte-afer-duhet-te-mesohemi-te-jetojme-me-covid-19/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended