Ora News - Shoqëria shqiptare duhet të kuptojë, gruaja nuk është skllave e burrit, por partnere

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gratë dhe vajzat në Shqipëri janë më pak të angazhuara në punë. Sipas një studimi të INSTAT, rezulton që për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 59.5%, ndërsa për meshkujt ky tregues është 76.6%.

Pra meshkujt renditen 17.1% më lart sesa femrat. Sipas sociologut, Gëzim Tushi, pabarazia gjinore nis nga familja.

Gëzim Tushi: Shoqëria shqiptare ka qenë tradicionalisht maskiliste, patriarkale, e dominuar nga meshkujt në familje. Kjo traditë, me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur, vazhdon të jetë një koracë e fortë që e detyron gruan që të jetë akoma jo si një qënie me personalitet të plotë, e lirë, e cila nuk është thjesht një skllave e burrit por është partnere. Beteja e shoqërisë sonë për të siguruar barazinë gjinore është thelbi i asaj që duhet të synojmë në jetën publike dhe në jetën private.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shoqeria-shqiptare-duhet-te-kuptoje-gruaja-nuk-eshte-skllave-e-burrit-por-partnere

Recommended