Top News - Ishujt Kanare shpallen zona me rrezik për Coronën

  • 3 years ago
Industria e turizmit në Spanjë, e cila po vuan prej muajsh mori edhe një goditje vdekjeprurëse: ishujt Kanare shpallen zona rreziku.


Pas mjaft zonash në Spanjë dhe ishujve Baleare tani Gjermania shpalli si zona me rrezik edhe ishujt Kanare. Shkak është shtimi i rasteve të infektimit me Corona. Në këtë mënyrë i gjithë territori i Spanjës konsiderohet si zonë me rrezik.

Përfshirja e ishujve Kanare në zonat me rrezik nga Instituti Federal i Epidemiologjisë Robert Koch (RKI) ishte një gjë që pritej. Si zona me rrezik ato konsiderohen prej korrikut edhe nga Britania e Madhe.

Si kriter qendror për klasifikimin nga Gjermania të një zone si zonë rreziku përdoret numri i të infektuarve rishtas për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit. Nëse ky numër është më shumë se 50 zona shpallet si zonë me rrezik. Në ishujt Kanare numri i të infektuarve rishtas për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit ishte mbi 95.

Për shkak të këtyre zhvillimeve negative presidenti rajonal i ishujve Kanare, Ángel Víctor Torres, shpalli disa ditë më parë kufizime të reja të cilat i quajti ?drastike?. Ato vlejnë sidomos për ishujt më të prekur Gran Canaria dhe Lanzarote ku të gjithë duhet të mbajnë maska në vendin e punës dhe ku janë ashpërsuar rregullat për restorantet dhe baret.
Përfaqësues të industrisë së turizmit në ishujt Kanare, e cila është goditur keq prej pandemisë theksuan para disa ditësh se klasifikimi i pritur gjerman si zonë me rrezik prej Coronës do t?u japë një ?goditje vdekjeprurëse? sipërmarrjeve dhe firmave turistike. Industria e turizmit përbën rreth 35 përqind të të ardhurave rajonale.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RobertKoch#CanaryIslands#TopChannel

Recommended