Top News - Helmimi i Navalnit, Gjermania: U helmua me Novichok

  • 4 years ago
Qeveria gjermane njoftoi se testet e kryera nga kampionet e marra prej gjakut të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, treguan prani të agjentit nervor, Noviçok me të cilin u tentua dhe helmimi I ish spiunit të dyfishtë rus, Sergei Skripal në Londër.


Sulmi ndaj Skripalit dhe të bijës, Yulia u pretendua të ishte kryer nga agjentë shtetërorë rusë. Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëkohësisht dhe një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, u ndje keq në 20 gusht gjatë një udhëtimi me avion teksa udhëtonte nga Siberia në Moskë. Ai kishte pirë vetëm një filxhan çaji në aeroport. Pas rezistencës së fortë të autoriteteve ruse, më në fund kreu i opozitës u transferua në një spital në Berlin, ku mjekët pohuan javën e kaluar mundësinë e helmimit. Por tani, ai është vërtetuar plotësisht.

Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel njoftoi se testimet e kryera në spitalin ushtarak gjerman treguan shenja ?të një agjenti nervor nga grupi Noviçok?. ?Është ngjarje shokuese që Aleksei Navalny ka qenë viktimë e një sulmi me agjent nervor kimik në Rusi. Qeveria federale gjermane dënon këtë akt në shkallën më të lartë. Qeverisë ruse i bëhet thirrje që të sqarojë këtë incident?, tha Seibert. Si presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ashtu dhe kryediplomati i bllokut, Joseph Borell e dënuan ashpër helmimin e Navalnyt si akt ?të turpshëm dhe burracak?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlekseiNavalny#AngelaMerkel#TopChannel