Dalin përgjigjet e tamponëve për futbollistë e Kombëtares, sot seancën e fundit stërvitore
  • 3 years ago
Përfaqësuesja shqiptare ka mbyllur përgatitjet në Shqipëri për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë.


Paraditen e së mërkurës kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara nisjes për në Minsk ku do të jetë edhe prova gjenerale përpara ndeshjes. Ndërkohë që përgjigja e tamponëve të ekipit është negative për të gjithë ekipin i cili do të udhëtojë për këtë ndeshje të parë, ndërkaq nuk kanë të sosur dëmtimet në këtë grumbullim.

Edi Reja pas Kumbullës humbet edhe Hysen Memollën, Ramadanin dhe Ismajlin duke ja vështirësuar gjithmonë e më shumë formimin e formacionit për këtë ndeshje. FSHF njofton se Memolla dhe Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në këtë grumbullim duke shpresuar që të rikuperojnë për ndeshjen, ndërsa Ramadani është dëmtuar gjatë stërvitjes në këtë grumbullim. Gjithashtu përfundimisht kanë mbetur jashtë këtij grumbullimit për të dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë Emir Lenjani dhe Florjan Kamberi, për shkak të masave anti covid të qeverisë Zvicerane.

Nisja drejt Minskut për skuadrën kuqezi do të jetë rreth orës 16:00 nga aeroporti ?Nënë Tereza?, ndërkohë që ndeshja do të zhvillohet ditën e premte në orën 20:45 dhe do të transmetohet si gjithmonë në platformën Digitalb. Më 7 shtator kuqezinjtë do të luajnë në Shqipëri ndaj Lituanisë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FSHF#LigaeKombeve#TopChannel
Recommended