Interesim i ulet per ndeshjen e kombetares
  • 6 years ago
Pak minuta para nisjes së miqësores së Shqipërisë me Jordaninë, në Elbasan është vënë re një interesim i ulët për të ndjekur ndeshjen në stadium. Fakti që kundërshtari është krejt i panjohur dhe rrjedhimisht pa interes bën që tifozët të mos i drejtohen biletarive, por edhe ata që ishin të interesuar janë dekurajuar nga çmimi i biletave.

S?ka interes, ndeshje miqësore çmimet duhet të ishin më të ulëta.

 Zyrtarisht mësohet se janë shitur rreth 1500 bileta, nga 12800 vende që ka stadiumi i Elbasanit.

Teksa gjithçka është gati për ndeshjen trajneri Christian Panucci ka bërë publik edhe formacionin titullar ku nuk mungojnë surprizat. Formacioni është i përbërë nga futbollistët rezervë dhe ata që në skuadrat e tyre kanë patur pak minuta.

Berisha rikthehet ne portë. Në mbrojtje është lënë në stol Hysaj dhe do të jenë të rreshtuar Lila, Gjimshiti dhe Mavraj që do të mbajë edhe shiritin e kapitenit. Binaku do të pozicionohet mes mbrojtjes dhe mesfushës.

Në repartin që do të organizojë lojë do të jenë Xhaka, Mihaj dhe Ramadani. Gavazaj si mesfushor sulmues ndërsa në repartin ofenziv janë Grezda dhe Manaj.
Recommended