Ora News - Nuk po rinovohet marrëveshja e patentave me Italinë, emigrantët në vështirësi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Prej disa muajsh emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali e që kërkojnë konvertimin e patentës shqiptare në patentë italiane nuk po munden t?i gjejnë zgjidhje kërkesës së tyre.

Sipas dokumentacionit zyrtar publik të Minsitrisë Italiane të Infrastrukturës e Transportit prej datës 25 dhjetor 2019 ka skaduar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e së drejtës së konvertimit të patentës shqiptare në Itali.

Sipas vendimit tashmë të skaduar firmosur nga Ministria Italiane e Transportit, dhe e protokolluar me numër 27774 më datë 5 dhjetor 2014, adresuar të gjitha zyrave territoriale e rajonale të drejtorive të transportit, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Guardia di Finanza, Drejtorisë së Policisë së shteit, Ministrisë së Jashtme, Shoqatës Kombëtare të Autotransportit e Prefekturave, informohej se prej datës 25 dhjetor 2014, ka hyrë në fuqi marrëveshja e re mes Republikës Italiane e Republikës së Shqipërisë për konvertimin e patentave të makinave.

Kjo marrëveshje rinovonte për 5 vite të tjera marrëveshjen e mëparshme firmosur në Tiranë mes dy vendeve me skadencë kohore nga 27 tetor 2008 deri më 15 korrik 2014 e i jepte të drejtën e konvertimit të patentës shqiptare për të gjithë emigrantët shqiptarë me leje të rregulltë qëndrimi e me të paktën 4 vjet rezidentë në Itali.
Marrëveshja e re u përditësua me një dokument të firumosur më 3 shtator 2019, me numër protokolli 26741, hyrë në fuqi prej datës 8 shtator 2019, pas ankesave të emigrantëve shqitparë që ishin pajisur me patente shqiptare të modelit të ri aprovuar nga Ministria Shqiptare e transportit më 24 janar 2017.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/nuk-po-rinovohet-marreveshja-e-patentave-me-italine-emigrantet-ne-veshtiresi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended