RTV Ora - Cakaj: Në 8 shtator hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për konvertimin e patentave

  • 5 years ago
#rtvora

Nga data 8 shtator 2019, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë në drejtim të Italisë nuk do të kenë nevojë të pajisjen me patentë ndërkombëtare shoferi.

Në facebook, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar qytetarët shqiptarë me banim apo që vizitojnë Italinë për realizimin e ?Marrëveshjes ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit?.

?Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin apo pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit.? shkruan Cakaj.

Gjithashtu, ai njofton shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, se nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.

Cakaj thekson se të njëjtat përpjekje e hapa Shqipëria i ka ndërmarrë edhe me shtete të tjera ku ka komunitete shqiptare, por për arsye e procedura të brendshme të këtyre shteteve ato nuk janë përfunduar ende.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cakaj-jep-lajmin-e-mire-arrihet-marreveshja-me-italine-njohjen-e-patentave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended