RTV Ora - Hyn në fuqi skema bonus-malus, kush nuk bën aksident do pagujë më pak siguracione
  • 5 years ago
#rtvora
Që prej 1 prillit çdo aksident me makinë do të regjistrohet dhe në bazë të tyre do të paguhen edhe siguracionet për automjetet. Vendimi tashmë ka hyrë në fuqi dhe parashikon ulje të çmimit të siguracioneve në rast të se nuk shënohen aksidente dhe dyfishim nëse shënohen aksidente. Drejtuesit e mjeteve janë të ndarë në lidhje me këtë skemë, ndërsa deklarojnë se kjo nuk do ndërgjegjësojë shoferët për të qenë më të kujdesshëm.

Tashmë çdo aksident me automjet do të regjistrohet dhe në bazë të historikut do të paguhen siguracionet.

Skema bonus-malus ka hyrë në fuqi në 1 prill dhe efektet e saj do të ndjehen vitin tjetër.

Të gjithë ata drejtues që nuk do të regjistrojnë aksidente do të paguajnë më pak siguracione, ndërsa nëse në historikun e tyre do shënohen aksidente atëherë çmimi i siguracionit do të dyfishohet.

Vetë drejtuesit janë të ndarë në mendime por në përgjithësi e vlerësojnë këtë skemë.

"Do jetë pozitive. Po bëhen shumë aksidente .Është mirë të paktën të bëjnë një siguracion të përgjithshëm".

"E vlerësoj, një person që ka bërë shumë aksidente nuk duhet të marrë fare siguracion".

"Pozitive se mund të ulet numri i aksidenteve".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hyn-ne-fuqi-skema-bonus-malus-kush-nuk-ben-aksident-do-paguje-me-pak-siguracione

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended